Messi ndëshkohet me të verdhë, po të ishte dikush tjetër mund të ndëshkohej edhe me të kuq (VIDEO)

Lionel Messi nuk po kalon momente të mira te Barcelona, ndërsa këtë më së miri e përshkruan nervozizmi i tij në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Alavesh, në të cilën “katalunasit” nuk shkuan me shumë se një barazim 1:1.

Përveç barazimit vëmendje ka tërhequr edhe veprimi i Lionel Messit ndaj gjyqtarit të ndeshjes. “Pleshti” në pjesën e parë dukej në një situatë të vështirë, kjo edhe për shkak se skuadra e tij ndodhej në disavantazh.

Ndodh që edhe argjentinasin të mos e mbajnë nervat dhe pikërisht kjo i ndodhi ditën e djeshme, ku goditi me top gjyqtarin e ndeshjes.

I nervozuar në maksimum, Messi godet topin me forcë, i cili shkon në drejtim të gjyqtarit, që nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë, por sulmuesi i Barcelonës ia hodhi lehtë, pasi mund të ishte ndëshkuar edhe me të kuq.

Leave a Reply