Flik: Respekte për Dortmundin, por fitorja është e jona

Bajerni i Munihut sot me fillim në ora 18:30 në “Sinjal Iduna Park” do të ketë një transfertë të vështirë përballë skuadrës së Borusia Dortmundit.

Kampionët në fuqi do të kërkojnë edhe një herë tjetër të tregojnë forcën e tyre ndaj rivalëve kryesor për titull.

Në prag të këtij takimi gjërë e gjatë ka folur trajneri i “bavarezëve”, Hansi Flik, duke thënë se e gjithë bota do t’i ketë sytë nga Bajerni dhe se nuk lejohen gabime në këtë ndeshje.

“Dortmundi është një skuadër e madhe. Ata kanë mbrojtjen më të mirë në kampionat dhe shumë cilësi në repartin e sulmit. Janë shumë të shpejtë në kundërsulm, me të drejtë pretendojnë të fitojnë titullin në këtë sezon, por ne duam të bëjmë lojën tonë dhe të zbavitemi në fushën e lojës. Mezi po presim të zbresim në fushë. Do të jetë një spektakël i garantuar për të gjithë tifozët. Do të japim 100% nga vetja” – është shprehur Hansi Flik, i cili gjithashtu ka potencuar se ndeshjet me Dortmundin janë më ndryshe dhe se do bëjë çmos që nga klasikja gjermane të dalë me 3 pikë të plota.

“Është klasikja gjermane, të gjithë janë të motivuar. E dimë që e gjithë bota do t’i ketë sytë nga ne. Është një arsye më shumë për të fituar. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe do të japim gjithçka për t’u kthyer në shtëpi me tri pikët” – la përfunduar Flik.

Leave a Reply