Alioski dhe Ajeti në formacionin e javës në Zvicër

Dy shqiptarët Ezgjan Alioski dhe Albian Ajeti janë përfshirë në formacionin e javës në Zvicër nga gazeta prestigjioze “Blik”. Alioski ishte golashënues me skuadrën e tij Luganon në barazimin 2:2 me Baselin këtë fundjavë, ndërsa Albian Ajeti me Sent Gallen shënoi ndaj Lozanës.

Për reprezentusin shqiptar të Maqedonisë ishte hera e katërt në periudhën e fundit që përfshihen në formacionin e më të mirëve në Zvicër, me përjashtim vetëm javën e kaluar që mungoi.

Befasi ishte fakti që Armando Sadiku nuk ishte pjesë e këtij formacioni, pasi edhe sulmuesi Kombëtares së Shqipërisë arriti të realizoi ndaj Baselit me Luganon.

Leave a Reply