Asllane Kosovare “dopietë” në fitoren e Realit të Madridit

Sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani ka shënuar dy gola sot në fitoren 1:3 ndaj Eibarit, duel ky që u zhvillua në kuadër të raundit të 6-të në Ligën e Parë në konkurrencë të femrave.

Asllani që të dy golat i realizoi nga penaltia, edhe atë në çerekun e parë të pjesës së dytë. Golin e parë e realizoi në minutën e 47-të, derisa në të 54-tën realizoi edhe golin e dytë personal, duke çuar në 6 numrin e përgjithshëm të golave të shënuar këtë edicion.

Shqiptarja që mbron ngjyrat e kombëtares së Suedisë, me 6 gola të shënuar për momentin rezulton të jetë golashënuesja më e mirë në Ligën e Parë të femrave në Spanjë.

Leave a Reply