Mediat kosovare shpërthejnë ndaj Zhergrovës, vjen reagimi i ashpër nga Messi kosovar! (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova sot në “Elbasan Arena” zhvilluan vëllazëroren e tretë në histori, në të cilën “kuqezinjtë” shënuan fitoren e tyre të parë. 2:1 ishte rezltati përfundimtarë i këtij takimi,  megjithëse rezultati ishte në plan të dytë në një ndeshje të tillë.

Gjatë 90 minutave mediat kosovare kanë kapur një episod të Edon Zhegrovës. Sulmuesi i Bazelit, i cili njihet për teknikën e tij të lartë mori një top në hyrje të zonës së skuadrës së Rejës, dribloi tre kundërshtarë, por në fund e humbi topin.

Ka mjaftuar një episod i këtillë, për të shpërthyer mediat kosovare, të cilat këtë veprim të futbollistit të tyre e kanë cilësuar si shumë të gabuar duke e akuzuar ashpër në lidhje me paraqitjen e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Mirëpo nuk ka munguar edhe reagimi i Zhegrovës, i cili përmes një postimi në Instagram kishte shkruar: “Kam ardhur në kombëtaren e Kosovës dhe asnjë minutë nuk hezituar të mos pranoj ftesën. E dini ju, e ka thënë edhe i ndjeri Fadil Vokrri se këtë vend e dua më shumë se të gjithë ju, që shkruani kundër meje dhe kundër Kosovës. Në qoftë se unë nuk do e kisha pranuar ftesën në fillim, të gjithë do të më kishit quajtur tradhtar si shumë të tjerë, që i keni quajtur. Më besoni që të gjithë djemtë në kombëtare kanë ardhur me zemër dhe për të dhënë maksimumin. Ju që jeni kundër kombëtares dhe bashkëlojtarëve të mi, ju nuk jeni me ne. Kosovë të dua krenare”.

Leave a Reply