Portugalia tërmet 7 ballësh, Belgjika përmbys Zvicrën dhe zhvlerëson golin e Mehmedit, nuk falin Gjermani dhe Italia (VIDEO)

Janë mbyllur miqësoret e mbrëmjes së sotme, ku kombëtaret e mëdha kanë zbritur në fushë, duke dhuruar spektakël.

Spanja dhe Holanda janë ndarë në barazim 1:1, me “iberikët” që shënuan të parët me Kanales në minutën e 19-të, ndërsa “Tulipanët” barazuan me Van de Bek vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë.

Italia ka shkatërruar Estoninë me rezultatin 4:0, teksa te “Axurët” shënuan dy supergola, Grifo në minutën e 14-të, i cili shënoi edhe me penallti në minutën e 75-të  dhe Bernardeski në minutën e 27-të, teksa një gol tjetër realzoi edhe Orsolini me penallti 4 minutua para fundit të takimit.

Belgjika mposhti me përmbysje Zvirën 2:1, edhe atë falë Batshuait, i cili në pjesën e dytë shënoi që të dy golat, derisa golin e vetëm për Zvicrën e kishte realizuar Admir Mehmedi gjatë pjesës së parë.

Portugalia ka shkatërruar me rezultatin 7:0 Andorrën, ku edhe pse ishte një ndeshje miqësore, portugezët nuk u kursyen për të shënuar. Kristiano Ronaldo luajti vetëm pjesën e dytë, duke shënuar vetëm një gol, derisa Paulinjo rezultoi të jetë më efikas me dy gola të shënuar. Nga një gol tjetër për “luzitanët” realizuan edhe Neto, Renato Sançez, Zhoa Feliks, teksa autogol realizoi Garsia.

Gjermania falë golit të Valdshmit mundi Çekinë minimalisht 1:0.

Leave a Reply