Vedat Muriqi i sinqertë, “Po për Zotin ishte penallti”! (VIDEO)

Shqipëria mundi Kosovën 2:1 në vëllazëroren e zhvilluar sot në “Elbasan Arena”. Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni shënuan për “kuqezinjtë”, derisa golin e vetëm për “Dardanët” e realizoi Vedat Muriqi 5 minuta para fundit të takimit nga pika e bardhë, kur edhe vendosi rezultatin final të këtij takimi.
Muriqi pas një dyluftimi me mbrojtësin Çepele, rrëzohet në zonë, derisa arbitri akordoi penalti, pavarësisht se futbollistët e Shqipërisë nuk ishin dakord.

Pikërisht këtu regjistrohet edhe një moment i veçantë, teksa kamerat fokusojnë një moment, kur Muriqi i thotë Alban Hoxhës dhe Çepeles: “Po, për Zotin është penallti”, dhe pas kësaj merr topin dhe shkon ta ekzekutojë 11-metërshin, nga i cili doli të jetë i saktë.

Leave a Reply