Humbi vendin e titullarit te Milani, ylli spanjoll largohet nga “San Siro”!

Spanjolli Samu Kastiljeho mund të jetë një nga largimet e Milanit në fund të sezonit aktual. Sulmuesi i krahut të majtë ka humbur postin e titullarit te Milani, për të cilën skuadër këtë edicion ka zhvilluar vetëm 215 minuta në ndeshjet e Liga Europa dhe vetëm 117 minuta të ndara në katër ndeshje të luajtura në “Serie A”.

Trajneri Pioli po aktivizon belgun Saelemaekers dhe ky i fundit po rritet nga ndeshja në ndeshje.

Mirëpo interesimi për Kastiljeho nuk mungon, ashtu që i njëjti sezonin e ri pritet të rikthehet në La Liga.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Kastiljeho është një nga objektivat e Seviljës, mirëpo gjithashtu për shërbimet e tij interesohet edhe Atletiko Madridi.

Leave a Reply