Ish seleksionuesi i Maqedonisë merr drejtimin e KF Gostivarit

Ish seleksionuesi i përfaqësueses U15 të Maqedonisë, Dashmir Beari është emëruar trajner i ri i KF Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Beari në këtë post do të zëvendësojë trajnerin e larguar, Afet Ibraimi, i cili rolin e trajnerit të parë te KF Gostivari e morri javën e fundit të muajit shtator, kur pasoi Biroll Topçiun.

Dashmir Beari vite me rradhë ka punuar te Renova, një periudhë ishte në Arabinë Saudite si ndihmës trajner i Vllatko Kostovit te skuadra e Al Read, ndërsa ka qenë edhe seleksionues i moshave të Maqedonisë.

Leave a Reply