Angellovski: Finalet janë për tu fituar, jo vetëm për të luajtur (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do të luaj ndeshjen finale të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë të vlefshme për një kualifikim në Kampionatin Europian. Ekspedita e Maqedonisë udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Tbilisit me linjë çarter, ndërsa pasditen e kësaj të mërkure zhvilloi edhe stërvitjen e parë. Seleksionuesi i përfaqësueses së vendit, Igor Angellovski së bashku me kapitenin Goran Pandev kanë folur edhe në konferencën për media për finalen e madhe që i pret nesër.

 Igor Angellovski, seleksionues
“Kam 2-3 lojtarë që nuk udhëtuan këtu, por 21 të tjerë që janë këtu, janë gati të sjellin kualifikim në Europian. Gjithë që do të dalin në terren do të luajnë për te gjithë ju, për gjithë ata qe mungojnë dhe për të gjithë vendin tonë, për të gëzuar te gjithe Maqedoninë. Nuk dua  të flas për gjasat tona apo të atyre, puna ime është që të bëj gati ekipin. Kemi respekt për kundërshtarin, por edhe e dimë që finalet luhen për tu fituar dhe jo vetëm për të luajtur. Në finale nuk është me rëndësi si do të luash, por me rëndësi është të ate ta fitosh”.

 Goran Pandev, kapiten
“Atmosfera është e shkëlqyeshme si në të gjithë ndeshjet tjera. Jemi një kohë të gjatë bashkë. Kemi pritur mjaftë për këtë ndeshje. Të gjithë jemi meritor që jemi vetëm një hap larg historisë dhe kualifikimit në Kampionat Europian. E di se çfarë do të thotë finale dhe e di çfarë do të na sjell kjo ndeshje. Duhet të hyjmë të qetë dhe të presim gabimet e kundërshtarit. Besoj në kualitetin tonë, do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresojmë të kualifikohemi”.

Hendikep për këtë ndeshje shumë të rëndësishme përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë mesfushorin Enis Bardhin, i cili në stërvitjen e mbrëmshme pësoi një lëndim, që detyron të ngelet jasht kombinimit për lojë dhe i njejti nuk udhëtoi drejt Tbilisit. Në dilemë vijon të mbetet paraqitja e Arian Ademit, ndërkohë Angellovski nuk do të mund të llogaritë as në shërbimet e Kire Ristevskit dhe Kërste Vellkovskit të cilët kanë rezultuar pozitiv në testet e Kovid 19.

Ndeshja ndërmjet Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në “Dinamo Arena” të Tbilisit, duke nisur nga ora 18:00. Fituesi i kësaj përballje, kualifikohet për në Kampionatin Europian.

Leave a Reply