Zoran Zaev: Maqedonas, shqiptarë, turq me të njëjtën fanellë ia dolëm bashkë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev mëngjesin e sotëm së bashku më zëvendësin e tij të parë, Artan Grubi, mirëpritën futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë në vend kalimin kufitar pas fitores së madhe mbrëmë në Tbilisi, përmes së cilës për herë të parë u sigurua kualifikimi në një europian, njofton “infOSport.mk”.

Zaev gjatë fjalimit të tij për media, kishte vetëm fjalë miradie për udhëheqësit e FFM-së dhe trajnerin Igor Angellovski, i cili në ditën e tij kur mbushi plotë 5 vjet si seleksionues i Maqedonisë, arriti atë që nuk e kishte arritur asnjë prej paraardhësve të tij. Zaev tha se çelësi i këtij suksesi është bashkimi mes futbollistëve maqedonas, shqiptarë dhe turq.

“Këtë gëzim të madh na e sollën futbollistët heronj, të cilët lanë zemrën në fushën në Tbilisi duke sjellë këtë fitore të madhe që historia e futbollit vendor nuk e mban mend deri më tani, me çka përfaqësuesja e Maqedonisë për herë të parë do të mund të luaj në një Kampionat Europian. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë i janë gëzuar këtij suksesi. Feston i gjithë shteti. Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë, kjo është e mundur vetëm nëse jemi të bashkuar. Maqedonas, shqiptarë, turq…në të njëjtën fanellën, nën të njëjtin flamur për vendlindjen e përbashkët. Kjo dëshmon se vetëm të bashkuar mundemi një për të gjithë, dhe të gjithë për një” – është shprehur Zoran Zaev.

Leave a Reply