Kasiljas dëshiron rikthimin te Reali i Madridit

Portieri legjendar spanjoll, Iker Kasiljas ka pranuar se një ditë do të dëshironte rikthimin te Reali i Madridit, klubin ku i kaloi ditët më të mira të karrierës profesionale si portier.

Legjenda spanjolle ka promovuar dokumentarin e tij “Krahët e varur”, pasi që u pensionua nga futbolli.

Pas problemeve me zemër, Kasiljas publikoi dokumentarin, në të cilin u është përgjigjur pyetjeve për një rikthim në “Santiago Bernabeu”, ku i kishte kaluar për 25 vjet të karrierës.

“Është ëndërr e imja sepse mund të ndihmojë klubin më të famshëm në botë, sepse unë e njoh atë shumë mirë”, – ka thënë Kasiljas.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por do të ishte me të vërtetë e veçantë të kthehesha dhe të isha në gjendje të transmetoja ato vlera që ata më mësuan si fëmijë. Unë kurrë nuk do të mbyll një derë ku nesër mund të jem i lumtur dhe i kënaqur përsëri”, – ka shtuar ish-portieri i Realit.

Leave a Reply