Juventusi me dy transferime “Big” në janar!?

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi pritet që gjatë janarit të bëjë dy transferime të mëdha.  Nga tabori “bardhezi” janë të bindur se do ta transferojnë gjermanin me origjinë turke, Emre Xhan, mirëpo ende janë në dilemë nëse do e transferojnë tani në janar, apo do të presin muajin e 6-të për ta marrë atë si futbollist të lirë nga rradhët e Liverpullit.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi drejtuesit e Juves përveç Emre Xhan dëshirojnë të transferojnë edhe një mesfushor tjetër, atë të Romës, Kevin Strootman, i cili ka një klauzolë prej 45 milionë sterlina.

Për këtë të fundit shkruan “Sky Sport”, mirëpo se sa mund të realizohet, kjo e dyta duket më e vështirë.

Leave a Reply