Paraqitje e denjtë e Futsal Shkupit në arenën ndërkombëtare (VIDEO)

Futsal Shkupi, një skuadër kjo e themeluar vetëm para tre viteve, sezonin e kaluar në futsalin vendor arriti që të shpallet kampion, duke fituar të drejtën për të garuar në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte ky një sukses i madh për skuadrën nga Çairi, që këtë vit për herë të parë luajti në arenën ndërkombëtare, ku pati paraqitje të denjta.

Futsal Shkupi si pjesë e grupit “C”, ku bënin pjesë edhe skuadrat si Makabi Tel Aviv, FC Diamant Linz dhe Luxol St Andrews, tregoi lojra shumë të bukura, ndërsa pikërisht nga kjo  e fundit, nga skuadra përfaqësuese e Maltës, “bardhekaltërit”  pësuan disfatën e vetme, që ua mohoi kualifikimin për në raundin eliminatorë në Zagreb.

Torparade KMF Shkupi – Maccabi Tel Aviv

Goals, Goals, GoalsHere are the goals from the game Futsal Shkupi vs. Maccabi Futsal.

Публикувахте от Futsal in Österreich в 24 август 2017 г.

Edhe përkundër faktit se kishin më shumë nga loja dhe shumë raste shënimi, në fund Futsal Shkupi pësoi një disfatë të thellë 9:2 Luxol St Andrews. Më meritori për këtë rezutat pa dyshim se ishte portieri kundërshtarë, Kenito Rakvaag (shihni videon më poshtë), i cili thjeshtë ndalte të gjitha goditjet që vinin nga lojtarët e Futsal Shkupit.

Paraden von Kenneth Rakvaag (St. Andrews)

Just call him „yellow Hulk“No one celebrates his saves so expressive like Kenneth Rakvaag (Kenito Rakvaag) from Luxol St Andrews Futsal Club.

Публикувахте от Futsal in Österreich в 25 август 2017 г.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë Futsal Shkupi mundi ekipin e Makabi Tel Aviv me rezultatin 5:1, teksa në ndeshjen e tretë dhe të fundit për ta në Linz të Austrisë, ata mundën nikoqirët e Diamant Linz me reuzltatin 8:5.

Torparade Futsal Shkupi – Diamant Linz

Goals, Goals, GoalsHere are the goals from the game Futsal Shkupi and ASKÖ FC Diamant Linz!

Публикувахте от Futsal in Österreich в 27 август 2017 г.

Erkan Seferi me 6 gola, ashtu edhe siç pritej rezultoi të jetë më efikasi në rradhët e Futsal Shkupit në kuadër të këtij grupi paraeliminatorë, të cilin Futsal Shkupi e mbylli vetëm në pozitën e dytë me dy fitore dhe një disfatë nga skuadra malteze, Luxol St Andrews, e cila siguroi një vend për në  grupin e 5 eliminatorë, ku do të luaj  ndaj kampionëve të Kroacisë dhe Francës, Nacional Zagreb, gjegjësisht Garges Djibson, si dhe ndaj kampionit të Kosovës, Liburnit, që si skuadra e parë në grupin “B” siguroi një vend për në turneun eliminatorë, i cili nga data 10 deri me 15 tetor do të mbahet në kryeqendrën kroate, Zagreb.

Në përgjithësi ishte kjo një paraqitje e denjtë e ekipit nga Çairi, që  nga Linzi u kthye me kokën lartë, duke pasur parasysh se ishte kjo vetëm hera e parë që luanin në arenën ndërkombëtare ku e nisën dhe e mbyllën aventurën e tyre me fitore.

Leave a Reply