Bastet, Shkëndija dhe Kukësi favoritë, pak shanse për Dritën e Kosovës

Shkëndija dhe Kukësi janë dy skuadrat shqiptare që konsiderohen si të favorizuara nga kompanitë e basteve për të kaluar raundin e parë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.

Fitorja e skuadrës kampione të vendit, Shkëndijës ndaj The Nju Seints kuotohet me koeficientin 1.5, ndërsa edhe më i ulët është kualifikimi i kuqezinjve nga Tetova, vetëm 1,16. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe TNS-së starton në ora 20:15 dhe e njëjta do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë”.

Edhe Kukësi ka mundësi të shkëlqyera për ta kaluar këtë raund. Me 1,53 kuotohet fitorja e Kukësit në ndeshjen e parë që do ta luajë të mërkurën ndaj kampiones së Maltës, Valleta në “Loro Boriçi”. Më i ulët është kualifikimi i skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë, që kuotohet vetëm me koeficinetin 1,2 nga Bet365.

Ndërkohë po e njëjta kompani e basteve skuadrës kampione të Kosovës, Dritës i jep shumë pak shanse për të kaluar turin e parë eliminatorë përballë suedezëve të Malmo.

Suksesi i skuadrës gjilanase në sfidën e parë ndaj kampiones së Suedisë që do të zhvillohet këtë të martë në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës kuotohet me koeficientin 8, ndërsa kualifikimi për më tej i kampiones së Kosovës kuotohet me 6,5, pasi tashmë Drita do të ketë përballë një kundërshtar dukshëm superior që synon fazën e grupeve.

Leave a Reply