Kundërshtarët e mundshëm të Maqedonisë për sezonin e ri në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë edhe në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve do të jetë pjesë e Ligës “C”.

Maqedonia në ndeshjen e fundit të Ligës “C” u mund nga Armenia, duke humbur mundësinë për të siguruar një vend në Ligën “B”, që njëherit ishte edhe qëllimi kryesor i “verdhekuqve”.

Kështu edhe edicionin 2021/2022 Maqedonia do të luaj në Ligën “C”, aty ku do të gjejë kundërshtarë si Turqia, Sllovakia, apo edhe Kosova.

Janë këto kundërshtarët më të vështirë të mundshëm të Maqedonisë, ndërsa si kundërshtarë më të lehtë shihen Ishujt Faroe dhe Gjibraltari.

Më poshtë gjeni gjithë kundërshtarët e mundshëm të Maqedonisë: Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Gjeorgjia, Bjellorusia, Lituania, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Ishujt Faroe dhe Gjibraltari.

Leave a Reply