Derbi shqiptarë në Dibër pa fitues, përmbysje spektakolare e Veleshtës në Reçicë

Derbi shqiptarë midis Korabit dhe Gostivarit në Dibër u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”. Nga një gol në secilën pjesë, me Korabin që avansoi falë Filip Aleskovskit në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 22-të, ndërkohë për barazimin e Gostivarit u përkujdes Trajçe Stojkovski në minutën e 55-të.

Barazimin e Gostivarit në maksimum e shfrytëzoi Skopje, që falë golit të shënuar nga Mustafa Jusuf (26’) mundi Kadinon në derbin shkupjan, duke vazhduar të kryesojë renditjen tabelare, tashmë me 27 pikë, 3 më shumë se Gostivari i vendit të dytë. Pas tyre me 20 pikë në pozitën e tretë renditet Veleshta, që falë përmbysjes spektakolare në Reçicë, mundi me shifrat 3:2 Labunishtën. Te struganët sërish në element doli të jetë Altin Lloga që shënoi dy gola, ndërsa një gol tjetër për Veleshtën realizoi Igor Kleçkarovski. Në anën tjetër nga një gol në secilën pjesë për Labunishtën realizuan Lazar Peev dhe Ninoslav Zdravkovski.

Fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme të javës së 12-të në Konferencën e Perëndimit, e regjistroi Ohrid Lihnidos, që si vendas me shifrat 5:0 mundi Dritën e Bogovinës. Kumanovari Burhan Aliji në minutën e 27-të hapi serinë e golave në këtë ndeshje, ndërsa në 13 minutat e fundit të takimit, Ohrid Lihnidos shënoi edhe 4 gola të tjerë, me autorë Aleksandar Gjorgjieski, Sherif Rexhepi dhe Aleksandar Celeski, i cili realizoi dy gola.

Ndeshja e paraprë të zhvillohet në Gostivar midis Vardar Forinës dhe Vëllazërimit të Kërçovës nuk u zhvillua fare, kjo pasi skuadra vendase që më parë kishte njoftuar se largohet nga garat e Ligës së Dytë.

LDFMV, Perëndim – Java 12

Korabi 1:1 Gostivari
Labunishta 2:3 Veleshta
Ohrid Lihn. 5:0 Drita
Kadino 0:1 Skopje
Vardar F. nuk u zhvillua Vëllazërimi

Leave a Reply