Drita e Ardian Nuhiut superiore, fitojnë edhe Gjilani i Useinit dhe Feronikeli i Bojkut

Drita e Ardian Nuhiut nuk e ka diskutuar në asnjë moment fitoren në takimin e sotëm të javës së 13-të në Superligën e Kosovës, duke mundur 4:1 në udhëtim skuadrën e Besës nga Peja, njofton “infOSport.mk”.

Dy futbollistë bartën mbi supe këtë fitore të skuadrës gjilanase, që në këtë mënyrë barazohet me pikë me Ballkanin e vendit të parë. Betim Haxhimusa dhe Astrit Fazliu shënuan nga dy gola secili, ndërsa golin e nderit për skuadrën pejane e realizoi Ramë Krasniqi.

Fitore minimale 1:0 edhe për Gjilanin e Muhamed Useinit dhe Feronikelin e Besmir Bojkut. Skuadra e Mezanit iu falë golit të Darko Nikac në minutën e 11-të, kur realizoi një gol të bukur me kokë pas harkimit të Keita Aziz. Useini si gjithnjë edhe në këtë ndeshje luajti titullarë, duke qenë një ndër futbollistët më luftarak në mesfushën e Gjilanit, skuadër kjo që me 23 pikë renditet në pozitën e 3-të.

Fitore identike dhe me shumë vlera regjistroi edhe Feronikeli i Klodrian Duros, që falë golit të shënuar nga Albert Dabiqaj mundi Drenicën e Bledar Devollit.

Dabiqaj reagoi mjaft mirë brenda zonës kundërshtare dhe me një goditje fantastike realizoi për 1:0. Ishte kjo vetëm fitorja e 3-të për Feronikelin në 13 javë kampionat, me ç’rast kjo skuadër me 15 pikë mban aktualisht pozitën e 6-të.

Leave a Reply