Derbi i madh shqiptarë mbyllet me barazim, Tirana vuan një penalti të pa dhënë (VIDEO)

Derbi i madh shqiptarë midis Tiranës dhe Partizanit është mbyllur me barazim pa gola, njofton infOSport.mk”. Një takim që pati vetëm luftë sportive dhe u mbyll 0:0, ndërkohë që do të vazhdojë beteja Tirana-Partizani edhe jashtë fushe, për shkak të një rasti të dyshimte për penallti në minutën e 90-të.

Në fakt vendimi i arbitrit është i gabuar dhe kjo do konfirmohet edhe nga specialistët e gjykimit. Ky rezultat i shkon më shumë për shtati “Të kuqve”, që kryesojnë kampionatin, ndërkohë Tirana vijon pa fitore prej 5 javësh.

Partizani, për të cilën skuadër titullarë luajti Egzon Belica, me 11 pikë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara kryeson renditjen, ndërkohë Tirana me 6 pikë vazhdon të mbetet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply