Gola “kuqezi”, Uzunit i mjaftojnë 60 sekonda në lojë për të shënuar në fitoren e Ferencvaroshit (VIDEO)

Fundjavat gjithnjë janë të rezervuara për ndeshje futbolli, e ku protagonistë thuajse çdo javë dalin të jenë edhe futbollistët e Kombëtares shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Myrto Uzuni, po vazhdon shkëlqimin me Ferencvaroshin e tij, teksa pas golit ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, ka gjetur golin edhe në kampionatin elitarë të Hungarisë, duke shënuar në ndeshjen e javës së 12-të në udhëtim te skuadra e DVTK.

Ferencvaroshi në këtë përballje shënoi fitore 3:1, ndërsa pikërisht Uzuni me inkuadrimin e tij shënoi golin e sigurisë dhe të fitores.

Anëtari i kombëtares shqiptare në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të, ndërsa ende pa u rrumbullaksuar një minutë e plotë, i njëjti arrti të shënojë, duke i siguruar fitoren e 9-të në 11 ndeshje skuadrës së Ferencvaroshit, që vazhdonë të kryesojë bindshëm renditjen tabelare, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe për Uzunin ishte ky vetëm goli i dytë në kampionatin hungarez, deria goli i 5-të sezonal, pas atyre 3 në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, edhe atë dy në kuadër të ndeshjeve eliminatore, dhe një në kuadër të ndeshjeve në grupe.

Leave a Reply