Mbyllet java e 15-të, asnjë fitore për vendasit, FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P vazhdojnë ndjekjen e Shkëndijës

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 15-të, në të cilën asnjë prej skuadrave vendase nuk arriti të shënojë fitore, njofton “infOSport.mk”. 3 fitore për mysafirët dhe 3 barazime është epilogu i kësaj jave, në të cilën tre skuadrat e para në renditje shënuan fitore, duke u arratisur nga skuadrat tjera dhe duke krijuar përshtypjen se kjo treshe, Shkëndija, FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P do të luftojnë për titullin e kampionit.

Pas fitores së djeshme të Shkëndijës 2:0 në transfertën në Veles ndaj Borecit, gjatë ditës së sotme fitoreve iu gëzuan edhe FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P.

Që të dyja skuadrat shënuan fitore identike 1:3 në transfertat në Manastir dhe Strumicë.

FC Shkupi  falë “tripletës” së Dembo Darboe mundi Pelisterin, ndërkohë skuadra e Zhikica Tasevskit shënoi fitore ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Bellasicës.

Struga Trim Lum falë golit të Aleksandar Ristevskit nga pika e bardhë kishte avantazh përballë Akademia Pandev, mirëpo një eurogol i Gjorgji Stoilov nga gjuajtja e lirë, bëri që kjo ndeshje të mbyllet me barazimin 1:1.

Me barazim mirëpo pa asnjë gol të shënuar u mbyllën edhe ndeshjet në Tetovë, Renova – Sileksi dhe ajo në Shkup midis rivalëve lokal, Vardarit dhe Rabotniçkit.

Foto: gol.mk

LPFMV – Java 15

Pelisteri 1:3 FC Shkupi
Renova 0:0 Sileksi
Struga Trim Lum 1:1 Ak.Pandev
Bellasica 1:3 Makedonija GJ.P
Vardari 0:0 Rabotniçki
Boreci 0:2 Shkëndija

Leave a Reply