Merret vendimi për ndeshjen e ndërprerë, PSZh-Bashakshehir

Ndeshja ndërmjet PSZh-së dhe Bashakshehirit është ndërprerë, për shkak racizmit të treguar nga ana e arbitrit të katërt rumun, Sebastian Kultesko, gjë kjo që shtyu të dyja skuadrat të braktisin fushën dhe të ju drejtohen dhomave të zhveshjes.

Ndërkohë informacionet e fundit nga Parisi, thonë se ndeshja do të rinisë sërish, mirëpo pa arbitrin e katërt, i cili është i akuzuar për racizëm.

Arbitri i katërt, Kultesko i është drejtuar ndihmësit të trajnerit të Bashakshehir, Pjer Vebo me fjalën, “ai i ziu atje”.

Pasoi një reagim nga e gjithë bankina e Bashakshehir, ndërsa pas protestave të shumta, arbitri kryesor Ovidiu Hacegan ndëshkoi me të kuq futbollistin e skuadrës turke, Demba Ba.

E gjithë kjo situarë e krijuar bëri që ndeshja të ndërpritet, ndërsa e njëjta pritet të fillojë diku ka ora 22:30.

Leave a Reply