Arbitre femra nga Maqedonia, përfshirë edhe shqiptaren Izeiri, do drejtojnë ndeshjen e Champions, Barcelona-PSV

Arbitreja nga Maqedonia e Veriut, Ivana Projkovska së bashku me ndihmëset e saja, Elena Sokolevska-Ilievski dhe Vjollca Izeiri, si dhe arbitren e katërt Irena Velevaçkovska-Ristevski, sonte  kanë udhëtuar  për në Spanjë ku të mërkurën do të ndajnë  drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve  në kategorinë e femrave, midis Barcelonës dhe PSV Eindhoven.

Për katër arbitret më  mira të vendit tonë, dhe në veçanti për FFM-në, është ky një nder i  veçantë, pasi bëhet  fjalë për katër vajza  që kanë autoritet në ndarjen e drejtësisë në futboll.

Arbitret  Ivana Projkovska, Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe  Irena Velevaçkovska-Ristevski vite me  radhë janë  skenën e futbollit të vendit  tonë, qoftë si  futbolliste, apo edhe arbitre në futbollin vendor  dhe atë ndërkombëtarë, ndërsa së fundmi Velevaçkovska-Ristevski, ishte arbitre kryesore në ndeshjen derbi të Ligës së Dytë – Lindje, në konkurrencë të meshkujve midis Bregallnicës dhe Kit Go.

Arbitres nga Prilepi i ndihmuan dy arbitret nga Shkupi, Biljana Milanova dhe Elena Ilieska, derisa arbitre e katërt kishte qenë, Ivana Projkoska.

Ndeshja midis PSV dhe Barcelonës në program është të mërkurën (16 dhjetor)  me fillim në ora 17:00, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Kamp Nou”. 

Leave a Reply