Njihuni me “pit bullin” që do komandojë në mbrojtjen e FC Shkupit (VIDEO)

FC Shkupi vazhdon fuqishëm në merkato, teksa “bardhekaltërit” nga Çairi për vete kanë bërë edhe mbrojtësin e kombëtares se Ruandas, Abdul Ruatubjaje. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” e konfirmuan edhe drejtuesit e FC Shkupit, që së shpejti pritet të prezantojnë edhe dy talentët e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Lavdrim Fazliu dhe Kristijan Trapanovski.

Sa i përket mbrojtësit Ruatubjaje, ky i fundit vjen nga MLS Liga amerikane, më saktësisht nga skuadra e Kolorado Rapids, aty ku vite më parë luante ish reprezentuesi shqiptarë, Shkëlzen Gashi.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës 24-vjeçar, i gjatë 185 cm dhe që për nga pamja mund të thuhet se është një “pit bull” i vërtetë, një super mbrojtës, ndërsa më së miri flasin edhe videot e tij në “youtube”, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe karrierën profesioniste e kishte nisur në vitin 2012-të në vendlindje, derisa pjesë e futbollit amerikan është që nga viti 2019-të, kur në muajin shkurt kishte nënshkruar me ekipin e Kanzas, për të kaluar më pas te Kolorado Rapids. Këta të fundit e kanë huazuar te skuadra e ligës së dytë (USCL), Colorado Springs Switchbacks FC, për të cilën skuadër në 25 ndeshje ka shënuar 3 gola.

Leave a Reply