Milan apo Inter? Ylli i Atalantas veçmë ka bërë zgjdhjen!

Ylli i Atalantas, Papu Gomez, ka vendosur të largohet nga klubi bergamas, teksa mediat italiane kanë zbuluar edhe skuadrën në të cilën do të vijojë karrierën 32-vjeçari.

“Corriere dello Sport”, raporton se Papu Gomez ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Milani.

Argjentinasi ka zgjedhur Milanin dhe jo Interin, pasiqë beson se do të përshtatej më mirë në skuadrën e Stefano Piolit.

Përveç kësaj, Milan dhe Atalanta kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.  “Kuqezinjtë” e kanë huazuar Kaldaran te Atalanta dhe kështu mund t’i shkëmbejnë futbollistët.

Leave a Reply