Granit Xhaka u mbyll gojën kritikëve, super gol në fitoren e Arsenalit ndaj Çelzit (VIDEO)

Merr fund makthi i rezultateve negative për Arsenalin. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, mposhtën Çelzin 3:1 në derbin londinez, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, që ju mungonte prej datës 1 nëntor.

Protagonist në triumfin e sotëm ishte edhe mesfushori shqiptarë, Granit Xhaka, i cili në minutën e 44-të, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke u mbyllur gojën kritikëve, që kanë qenë të shumtë periudhën e fundit.

Dy golat tjerë për Arsenalin i realizuan Lakazet (34’) nga pika e bardhë dhe Saka (56’), ndërkohë golin e vetëm për Çelzin e realizoi Abraham.

Vlen të theksohet se fare në fund Çelzi humbi një penalati me Zhorzhinjon në minutën 90+1, pasi tentativa e tij u ndal nga portieri Leno.

Ishte kjo vetëm fitorja e 5-të sezonale në 15 javë kampionat për “topçinjtë”, që me 17 pikë renditen në pozitën e 14-të, ndërkohë Çelzi me 25 pikë renditet në vendin e 6-të.

Leave a Reply