Pas Vidal, Interi vjen edhe me një tjetër trnsferim nga Barcelona

Interi përsëri për “shopping” te Barcelona. “Zikaltërit” janë rikthyer në rrugën e duhur duke marrë 7 fitore rradhazi në Serie A dhe konsiderohen si favoritë për ta fituar titullin në Serie A.

Neroaxurët janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe kanë disa objektiva për merkaton e Janarit.

Inter verën e kaluar e transferoi Arturo Vidalin nga Barcelona, ndërsa tani ata dëshirojnë një tjetër futbollist nga rradhët e “katalunasve”.

“Don Balon”, raporton se Inter synon transferimin e Junior Firpos nga Barcelona në merkaton e Janarit.

Konte beson se Firpo do të jetë përforcimi ideal për krahun e majtë dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Firpo nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Kuman dhe marrëveshja mund të arrihet për 20 milionë euro.

Leave a Reply