Dy futbollistë të Akademia Pandev në radarin e FC Shkupit!

FC Shkupi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë, ndërsa kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit nga Çairi të mëndojnë për përfcocime cilësore për stinorin pranveror, aty ku pretendojnë të jenë rival të denjtë të Shkëndijës në garën për titullin kampion.

6 pikë është dallimi mes Shkëndijës së vendit të parë dhe FC Shkupit, drejtuesit e së cilës skuadër, sipas “gol.mk” kanë piketuar dyshen e Akademia Pandev, Nikolla Serafimov-Gjorgji Stoilov.

Bëhet fjalë për dy super futbollistë, por që “bardhekaltërit” nga Çairi do ta kenë të vështirë për të bindur drejtuesit e Akademia Pandev, në rast se nuk ofrojnë ndonjë shumë të majme për të paguar dëmshpërblimin e duhur.  Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e të dyja skuadrave kanë nisur bisedimet për transferimin e kësaj dyshe në Çair, por mbetet të shihet si do rrjedhin bisedimet kur e dimë, se Serafimov dhe Stoilov janë dy futbollistë mjaft të rëndësishëm në rradhët e Akademia Pandev.

Leave a Reply