Vijnë largimet e para nga Pelisteri

Pasi konfirmuan trajnerin e ri që do ti udhëheq në stinorin pranveror, drejtuesit e Pelisterit, tashmë po bëjnë edhe matematikat rreth përforcimeve, por edhe largimeve të futbollistëve, që nuk kishin plotësuar pritshmëritë, shkruan “infOSport.mk”.

Kështu në pranverë pjesë e skuadrës nga Manastiri me shumë gjasa nuk do të jenë Aleksander Borha Kordoba, sulmuesi Anes Hot, si dhe futbollisti shqiptarë, Lavdrim Fazliu.

Ky i fundit lidhet me një transferim te FC Shkupi, kolumbiani Kordoba me shumë gjasa në stinorin pranveror do të veshë fanellën e Borecit, ndërkohë sulmuesi Anes Hot mund të rikthehet në Serbi vetëm pas 6 muajve, pasi i njëjti nuk kënaqi drejtuesit e klubit nga Manastiri.

Sulmuesi i ardhur nga ekipi i Novi Pazarit, në 14 ndeshje realizoi vetëm 2 gola, duke mos bindur për t’ia besuar sulmin edhe në stinorin pranveror, ku Pelisterin me trajnerin e ri Dimitar Kapinkovski, e pret një punë shumë e vështirë për të siguruar mbijetesën.

Leave a Reply