Klop transferon mbrojtësin e Dortmundit!

Lëndimi i Virxhil Van Dajk dhe Xho Gomez ka bërë që Liverpulli të hidhet në merkato për të transferuar një qendër-mbrojtës.

Siç raporton portali spanjoll “Todo Fichajes”, Jurgen Klop ia ka kërkuar drejtuesve të Liverpullit transferimin e Manuel Akanji.

Zvicerani po shkëlqen te Dortmundi këtë sezon dhe “The Reds” nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.

Akanji ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022 dhe Liverpulli do të duhet të paguaj më së paku 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Leave a Reply