Ish futbollisti i Juves dhe Realit gati të marrë drejtimin e Rabotniçkit!?

Futbollit të Maqedonisë mund ti shtohet një emër shumë i njohur i futbollit europian. Sipas asaj që raporton “sportmedia.mk”, drejtuesit e Rabotniçkit me në krye presidentin Dragan Popovski kanë filluar bisedimet me legjendën kroate, Robert Jarni, i cili gjatë karrierës së tij kishte luajtur me dy skuadrat gjigande europiane, Juventusin dhe Realin e Madridit.

Jarni te Rabotniçki do të zëvendësonte strategun serb, Ratko Dostaniq, i cili u shkarkua në fund të stinorit vjeshtorë për shkak rezultateve jo të mira.

Jarni, i cili është pjesë e asaj gjenerate të artë të Kombëtares kroate, kur në vitin 1998 u renditën në vendin e tretë në Botërorin e Francës, gjatë karrierës së tij si trajner, ka udhëhequr Hajdukun,  Sarajevën, Istran, Pecsi MFC, Akademia Pushkash, ndërsa së fundmi kishte udhëhequr skuadrën indiane të NorthEast United FC.

Gjatë karrierës së tij si trajner, 52-vjeçari kishte udhëhequr edhe kombëtaren U19 dhe U20 të Kroacisë.

Leave a Reply