Agim Ibraimi dhe një tjetër shqiptarë në formacionin më të mirë të 30 viteve të fundit te Maribori!

Maribor ka zgjedhur formacionin më të mirë për periudhën 1991-2020 dhe në të bëjnë pjesë edhe dy futbollistë shqiptarë, të mirënjohur, shkruan “infOSport.mk”. Njëri prej tyre është ish futbollisti i Shkëndijës, Agim Ibraimi, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Kukësit në Superligën shqiptare, si dhe ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Kliton Bozgo.

Ibraimi brenda gati 4 viteve sa kishte luajtur me Mariborin, kishte regjistruar 163 ndeshje, 40 gola dhe 43 asistime.

Pikërisht këto shifra kishin bërë që Ibraimi të ishte një ndër zgjedhjet e tifozëve të Mariborit, të cilët gjithashtu ishin vendosur edhe për dy herë golashënuesin më të mirë në kampionatin slloven, Bozgo.

Ky i fundit në sezonin 1999-2000 kishte realizuar 24 gola, derisa në edicionin 2004-2005, i njëjti kishte realizuar 18 gola me fanellën e Mariborit.

Bozgo dhe Ibraimi konsiderohen ndër sulmuesit më të mirë që ndonjëherë kanë veshur fanellën e Mariborit. Që të dy kishin dalë kampion në Slloveni, ndërsa gjithashtu kishin luajtur edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në 11-shen më të mirë të përzgjedhur nga tifozët, bënë pjesë edhe Josip Iliçiç, aktualisht futbollistë i Atalantas si dhe braziliani Markos Tavarez, i cili me fanellën e Mariborit ka zhvilluar plotë 558 ndeshje, duke regjistruar edhe205 gola dhe 92 asistime.

Leave a Reply