Husein Demiri mbyll aventurën me skuadrën nga Prizreni

Futbollisti shkupjan, Husein Demiri ka mbyllur aventurën me skuadrën nga Prizreni, A&N. Sulmuesi shkupjan, skuadrës që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar ju bashkua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit, Demiri të njejtën ka kërkuar ta ndërpresë për arsye personale.

Demiri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Dukagjinin dhe Ferizajin në Kosovë, Kemi City në Finlandë dhe në vendin tonë ishte pjesë e klubeve si Shkupi, Makedonija Gjorçe Petrovi, Rabotniçki e Vëllazërimi. Nga ajo që arrijmë të mësojmë është se 24 vjeçari kërkohet nga disa klube tjera jashtë vendit tonë, ndërsa më e interesuar për shërbimet e Demirit, duket një skuadër nga kampionati Kazakistanit. Por, Husein Demiri shihet i detirminuar për të vazhduar karrierën në vendin tonë për arsye familjare.

Leave a Reply