ZYRTARE, Poçetino trajner i ri i PSZh-së

Mauricio Poçetino edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Paris Sen Zhermen, njofton “infOSport.mk”. Argjentinasi, i cili para 14 muajve u shkarkua nga drejtuesit e Totenhamit, te PSZh-ja do të pasojë gjermanin, Tomas Tuhel, i cili u shkarkua në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar.

Në këtë mënyrë 48-vjeçari, Poçetino rikthehet në “Parkun e Princërve”, aty ku kishte luajtur si futbollistë në periudhën 2001-2003. Pas aventurës dy vjeçare me fanellën e PSZh-së, Poçetino ishte transferuar te Bordo.

Kontrata e Poçetinos me ekipin parisien është deri me 30 qershor të vitit 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Leave a Reply