Plas te Lacio, Igli Tare përplaset me presidentin Lotito

Ditën e djeshme ka pasur një takim mes drejtuesve të Lacios, ku është folur pikërisht për gjendjen aktuale të skuadrës.

Sipas  asaj që raporton “Correire dello Sport”, presidenti Klaudio Lotito ka pasur një debat të ashpër dhe me tension me drejtorin sportiv, Igli Tare.

Shkak për këtë është bërë menaxhimi i fondeve në klub, në këtë vit delikat për shkak të virusit, por edhe pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nuk ndodhet në pozita të mira në renditje dhe për këtë, Lotito i ka drejtuar gishtin Tares, se nuk ka menaxhuar mirë afrimet dhe largimet.

Leave a Reply