Tronditet Tirana! FIFA u bllokon merkaton, dështon transferimi i Hasanit!

Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana po përgatitet për afrime të rëndësishme në merkato, por së fundmi “Panorama Sport” mëson se bardhebluve u është bllokuar merkato nga FIFA.

Kështu skuadra e Tiranës nuk mund të regjistrojë dot lojtarë të rinj, edhe pse me të madhe përflitej për transferimin e ish kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasani. Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj ish-futbollistit afrikan të Tiranës, Moktar Cise. Klubi ka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin.

Merkato e bardhebluve është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj lojtarit dhe më pas të presin vendimin për zhbllokimin e merkatos.

Cise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

 

Leave a Reply