Çalhanogllu i Milanit zgjidhet më i miri i muajit dhjetor në Serie A

Mesfushori turk i Milanit, Hakan Çalhanoglu është shpallur lojtari më i mirë në Serie A për muajin dhjetor.

Çalhanogllu bëri disa paraqitje shumë të mira me fanellën “kuqezi” gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, duke ndihmuar ekipin milanez që të regjistrojë 5 fitore dhe 2 barazime (2 fitore në ndeshjet e Liga Europa).

Ndryshe 26 vjeçari ka arritur të realizojë 6 asistime dhe të shënoj 1 gol në 15 ndeshjet e zhvilluara me Milanin këtë edicion në ndeshjet e Serie A.

Ai njihet për goditjet e tij jashtë zonës së rrezikshme dhe pasimet e gjata dhe të sakta.

Për momentin, Milani është në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa sonte në “San Siro” do të mirëpret Juventusin në derbin e madh të javës së 16-të.

Leave a Reply