Qesharake: Mici stërvitet me fanellë të Prishtinës dhe me shorce të Shkëndijës!

Skuadra e Prishtinës ka vijuar edhe sot përgatitjet në Bërnicë, para udhëtimit në Turqi.

Klubi i Prishtinës vijon përgatitjet për gjysmësezonin pranveror, ndërsa në seancën e sotme ka tërhequr vëmendje një moment qesharak me mbrojtësin Gledi Mici.

“Gazetasheshi” ka publikuar lajmin, kur mbrojtës i prishtanasve, ka bërë një “gafë”.

Mbrojtësi shihet teksa stërvitet me rekuizita të dy klubeve me traditë në futbollin shqiptar. Ai ka të veshur lartë rekuizitën e klubit të Prishtinës, kurse “shorcet” i ka të klubit të Shkëndijës.

Leave a Reply