Hisar Ali vazhdon të shkëlqejë te Maqedonia U15, shënon edhe ndaj Malit të Zi (VIDEO)

Talenti tetovar, Hisar Ali vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Maqedoisë U15, për të cilën së fundmi shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1 ndaj Malit të Zi, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar dje në kompleksin sportiv “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, dhuroi dy pjesë të ndryshme. Në të parën ishin djelmoshat e Dashmir Bearit që shkëlqyen dhe kishin më shumë raste shënimi, duke shfrytëzuar njërën prej tyre me anë Hisar Ali, i cili pas një kundërsulmi mirë të ndërtuar shënoi në rrjetën e malazezëve për rezultat 1:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën Mali i Zi arriti që të barazojë shifrat me anë të Maksim Xhukiç në minutën e 75-të.

Maqedonia U15 në ndeshjen kundër Malit të Zi, u paraqit me këtë 11-she: Onur Beshir, Igor Ristov, Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, Millosh Spasovski, Hisar Ali, Marko Kish, Stefan Mlladenovski, Kamenço Andonovski, Berkaj Shaini, Albion Musliu.

Leave a Reply