Muamed Sejdini pret në takim presidentin e Federatës së Futbollit të Turqisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe Sekretari i Përgjithshëm, Filip Popovski në “Shtëpinë e Futbollit” zhvilluan takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir dhe zëvendës-presidentin dhe gjithashtu pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Servet Jardinxhi.

Takimi me mysafirët nga Turqia ishte një vazhdim i bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet dy federateve. Në takimin me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, mysafirët u njoftuan me aktivitetet e federatës tonë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Federata e Futbollit të Turqisë është njëra nga federatat më të mëdha të Europës. Për dallim nga ata, ne jemj federatë e vogël, por jemi një vend që përpiqemi për gjëra të mëdha dhe ndajmë një pasion të barabartë për futbollin. Falë kolegëve nga Turqia për mbështetjen të cilën na i japin, në të gjitha vendimet e tyre ndjehet dashuria për futbollin dhe respekt për të gjitha kombet, pavarësisht nga madhësia e tyre ose pjesa financiare. Për ne jashtëzakpnisht e rëndësishme është që të kemi një partner në Federatën e Futbollit të Turqisë dhe besoj se bashkëpunimi ynë i ardhshëm do të jetë në një nivel më të lartë me projekte konkrete. Falënderok z. Ozderim dhe z. Jardinxhi për vizitën e tyre dhe gëzohem për vazhdimin e marrëdhënieve tona të mira”, ka deklaruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Leave a Reply