Nesër për nder të pavarësisë zhvillohet vëllazërorja Kosovë-Shqipëri

Të martën më 16.02.2021 në orën 12:00 në stadiumin e KF 2 Korriku do të zhvillohet ndeshja e veteranëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e njëjta do të organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës. Ndeshja fillon në ora 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Leave a Reply