Edi Reja merr një lajm fantastik në prag të eliminatorve për Botërorin e vitit 2022

Kombëtarja e Shqipërisë, brenda vitit 2021 do të luajë të gjitha sfidat e vlefshme për eliminatoret  e botërorit “Qatar 2022”. Përballë “kuqezinjëve” do të jenë kundërshtarë si Anglia, Polonia, Hungaria, Adorra dhe San Marino.

E teksa në këto rivalë gjenden në vijën e parë të sulmit emra si Robert Levandovski, apo edhe Herri Kejn, është më së e qartë se pesha kryesore do të bie mbi mbrojtësit “kuqezi”.

Në vigjilje të edicionit kualifikues, “Seria A” po jep nota dhe sinjale force të jashtëzakonshme për trajnerin Edi Reja.

Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli kanë treguar së fundmi një rritje të jashtëzakonshme. Mbrojtësi i Atalantës është bërë njeriu kyç i prapavijës me Gasperinin, teksa i bën mrekullisht të tria pozicionet e mbrojtjes me skemën 3-5-2, duke luajtur në qendër dhe në të dy krahët e prapavijës, si i majtë dhe si i djathtë në qendër.

Gjimshiti, jo vetëm me paraqitjet në Serinë A, por edhe me eksperiencën që ka fituar këto dy sezone në Ligën e Kampionëve, i vjen trajnerit Reja si një qendërmbrojtës i jashtëzakonshëm, pikë referimi. Për Ismajlin, prova si ajo ndaj Ibrës dhe sulmit të Milanit, janë tregues së në Serinë A ka fituar garanci të rëndësishme, tipare të përmirësuara dhe përforcuara krahas atyre që shfaqi në Kroaci me Hajduk Split.

KUMBULLA – Një tjetër djalosh, 21-vjeçar, shumë i fortë dhe premtues është gjithashtu Marash Kumbulla. Edhe pse me Romën nuk e ka pasur së fundmi shkëlqimin e dikurshëm si me Veronën, diktuar edhe nga pushimi prej COVID-it, Kumbulla i ka dhënë provat se është shumë i talentuar, shumë i fortë dhe një e ardhme e ndritur për prapavijën kuqezi.

Së fundmi, Kumbulla ka pësuar një dëmtim që e la dje jashtë Romës për Udinezen dhe rrezikon edhe sfidën në Liga Europa ndaj Bragës.

Leave a Reply