Dyshja Selmani-Shefiti nuk falin Vardarin (VIDEO)

Renova i ka mbajtur leksion Vardarit në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur ekipin “kuqezi” nga Shkupi me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Remzifaik Selmani, i cili realizoi dy gola, ndërsa asistoi edhe në golin e shënuar nga ana e Shefit Shefitit në minutën e 21-të.

Këtij goli i paraprinë disa kombinime të shpejta dhe të sakta të vendasve, si dhe një asist me kohë nga e majta e Selmanit për Shefitin, i cili nga afërsia nuk e kishte të vështirë të shënonte në rrjetën e zbrazët.

Vetëmë 6 minuta më vonë Renova sërish u shfaq e rrezikshme para portës së Vardarit, ndërsa pas një tollovie të shfaqur në zonën kundërshtare, mbrojtësi Veliçkoviç për një momente luajti edhe rolin e portierit, ndërsa arbitri kryesor me plotë të drejtë largoi nga loja atë, duke treguar në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë penalti e morri Remzifaik Selmani, i cili nuk gaboi dhe në minutën e 27-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Filip Iliq.

Me shifrat 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Renova shënoi vetëm një gol, që njëherit rezultoi të jetë edhe goli më i bukur i takimit, me autorë Remi Selmani.

Sulmuesi i “gjipspunuesve” pasi pranoi një top para zonës kundërshtare dhe bëri një lëvizje të mençur me një gjysëm rrotullim, me të djathtën e tij shënoi një eurogol për rezultatin përfundimtarë, Renova 3, Vardari 0.

Për Renovën ishte kjo fitorja e parë në stinorin pranveror dhe e 5-ta sezonale në 21 javë kampionat, me ç’rast kjo skuadër vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë, duke u renditur në pozitën e 10-të me 22 pikë të tubuara. Sa i përket Vardarit, kjo skuadër tashmë pozicionohet në vendin e 7-të me 26 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply