Pas Paketa dhe Pjontek, Milani gati edhe ‘bombën’ e tretë

Milani vazhdon të kërkojë futbollistë cilësorë në këtë merkato dimri, teksa i rradhës i një kalibri të tillë që mund ti bashkohet skuadrës ‘kuqezi’ është Janik Ferreira-Karrasko.

Sky Sport raporton se pas refuzimit të Uotfordit për spanjollin Deulofeu, tashmë ‘kuqezinjtë’ janë kthyer në sulm për mesfushorin ofenziv, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës kineze të Dalian Jifang.

Drejtuesit e kësaj të fundit deri më tani refuzonin çdo ofertë që vinte në adresën e tyre, teksa së fundmi thuhet se ka një dritë jeshile për anësorin ofensiv, me Milanin që mund ta marrë futbollistin në huazim 6-mujor, duke përfshirë ndoshta në bisedime edhe Fabio Borinin.

Në garë për shërbimet e Karaskos janë edhe Arsenali dhe Interi, mirëpo vendimtare në këtë rast do të jetë vetë dëshira e futbollistit.

Leave a Reply