Ja arbitrët që do ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Kosovë – Suedi

UEFA ka caktuar tashmë arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në takimin e përfaqësueses së Kosovës kundër Suedisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Qatar 2022”.

UEFA për këtë takim ka deleguar tashmë arbitrët nga Hungaria, me në krye Tamas Bognar. Dy asistentët e tij do të jenë Balazs Buzas dhe Peter Kobor, ndërkohë arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Ferenc Karako.

Ndeshja midis Kosovës dhe Suedisë në program është të dielën (28 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në ora 20:45.

Për ekipin “dardan” do të jetë kjo përballja e parë në kuadër të grupit “B”, aty ku kryeson pikërisht Suedia, që në ndeshjen e parë kishte mundur Gjeorgjinë minimalisht, 1:0. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Spanja dhe Greqia kishin barazuar 1:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply