Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini pozitiv në Kovid 19

Federata e Futbollit të Maqedonisë sonte ka njoftuar opinionin se presidenti Muamed Sejdini ka rezultuar pozitiv në Kovid 19. Sejdini ka ndjerë simptome të premten, ndërsa në testin e djeshëm ka rezultuar pozitiv.

Presidenti Sejdini është izoluar dhe nuk ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen kundër Lihteshtajnit, ndërsa nuk do të udhëtojë as për në Duisburg të martën.

Nesër do të testohen vetëm reprezentuesit dhe stafi teknik. Gjermanët kanë insistuar që të udhëtojnë drejt tokës së tyre një delegacion i vogël për ndeshjen me Gjermaninë të mërkurën për shkak të masave të rrepta dhe protokolleve anti Kovid 19 dhe në këtë situatë vetëm futbollistët, stafi teknik, ekipi mjekësor dhe një grup i vogël i administrates së FFM-së do të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Leave a Reply