ZYRTARE: Monako huazon sulmuesin e Atletiko Madridit!

Sulmuesi portugez, Gelson Martins është një futbollisti i ri i Monakos. Lajmi është publikuar nga vetë klubi i principatës, të cilët njoftuan se me ‘jorganxhinjët’ kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit 23-vjeçar për 6 muaj.

Monako që ditë më parë shkarkoi trajnerin Tieri Henri, po kërkon të shpëtojë sezonin teksa lufton për mbijetesë në ‘Ligue1’.

Pak ditë më parë francezët transferuan edhe Cesk Fabregas nga Çelzi dhe Naldo nga Shalke 04 duke vijuar përforcimet pasi synimi i vetëm këtë sezon mbetet vetëm mbijetesa.

Leave a Reply