Uskana Martial Arts Academy bashkëpunon me legjendën e Austrisë

Mbrëmjen e të shtunës në Vienë të Austrisë u organizua mbrëmje e Kick Boxit dhe në të njejtën kishte edhe përfaqësues shqiptarë. Uskana Martial Arts Academy nga Kërçova ishte e pranishme në këtë event pëmes trajnerit Urim Saiti i cili në cilësinë e matchmeker-it shoqëroi tre garues nga Maqedonia dhe Serbia. Mbrëmja Tosan Fight Night organizohet nga legjenda e gjallë e Kick Boxit, Foad Sadeghi dhe ky event prestigjioz për përfaqësues të Uskana Martial Arts Academy ishte mundësi e shkëlqyeshme për të takuar emra të njohur në fushën e Kick Boxit, mes tjerëve kampionin e Botës në Federatën WKU, Besnik Limanin nga Zajazi i Kërçovës që jeton dhe vepron në Vienë.

E bukura e gjithë kësaj mbrëmje ishte se Tosan Fight Night zgjodhën si bashkëpunëtorë për të ardhmen klubin Uskana Martial Arts Academy nga Kërçova, që paraqet mirënjohje të madhe por edhe mundësi për arritje të reja për sportistët e këtij kolektivi. Edhe pse nuk është firmosur ndonjë bashkëpunim i përhershëm, gjithsesi Urim Saiti është futur në listën e bashkëpunëtorëve dhe personave që do të kontaktohet për caktimin dhe organizimin e luftave të kësaj natyre në të ardhmen.

Leave a Reply