Milan, Juventus apo Inter? Xheko tashmë ka zgjedhur skuadrën e tij të re!

Sulmuesi Edin Xheko në verë edhe përfundimisht do të largohet nga rradhët e Romës. Duke pasur parasysh kualitetit e tij, gara ka qenë shumë e nxehtë, por tashmë mesa duket është mësuar ardhmëria e tij.

Inter po mendon për transferimin e tij gjatë kësaj vere dhe tashmë ka gati ofertën për ta bindur boshnjakun të vijë në Xhuzepe Meaca.

Ai këtë sezon ka vuajtur nga dëmtimet e shpeshta dhe marrëdhëniet me trajnerin Paulo Fonseka bënë që i njëjti të mos jetë titullarë në disa nga ndeshjet e “Ujkeshës Romake”.

Drejtuesit e Interit kanë bërë gati një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që duket se ka kënaqur sulmuesin boshnjak, i cili pritet të njoftojë largimin e tij nga Roma javët e ardhshme.

Leave a Reply