Darboe dhe Ahmedi shënojnë për Shakhter Soligorsk (VIDEO)

Dembo Darboe dhe Valon Ahmedi që janarin e këtij viti u transferuan te kampionët e Shakhter Soligorsk, dolën të jenë protagonistë në fitoren 4:0 ndaj Isloch në ndeshjen e vlefshme të javës së 3-të në elitën e futbollit bjellorus, njofton “infOSport.mk”.

Dy futbollistët që deri vitin e kaluar luajtën në futbollin tonë vendor, shënuan 3 nga 4 golat e Shakhter Soligorsk.

GOLAT NGA NDESHJA, SHAKHTER SOLIGORSK – ISLOCH, NDIQENI KËTU. 

Dembo Darboe realizoi dy gola, ndërsa golin e parë me fanellën e Shakhter Soligors e gjeti edhe Valon Ahmedi. Ky i fundit realizoi golin e tretë në minutën e 54-të, ndërkohë Darboe shënoi të parin në minutën e 37-të dhe të fundit në minutën e 70-të. Një gol tjetër për Shakhter Soligorsk realizoi Szoke (41’).

Ishte kjo fitorja e 3-të nga po aq ndeshje për Shakher Soligorsk në edicioin e ri, skuadër kjo që sërish shihet si pretendentja kryesore për titullin e kampionit në Bjellorusi. (infOSport.mk)

Leave a Reply